historia ime
Unë jam Elvana
dhe historia ime me fitness-in filloi para 11 vitesh, në një moment të vështirë të jetës sime. Në moshën 34-vjeçare po përballesha me sfida te medha emocionale dhe psikologjike. Ishte pikërisht vendimi qe morra për t'u stërvitur, që më ndihmoi të rigjeja ekuilibrin tim jo vetëm fizik , por edhe emocionale.
Gjatë këtyre viteve kam kuptuar diçka thelbësore: aktiviteti fizik dhe një jetë e shëndetshme janë çelësi i jetëgjatësisë dhe mirëqenies, veçanërisht për gratë mbi 30 vjeç.
Sot, misioni im është të motivoj dhe ndihmoj sa më shumë gra të ndihen të forta, të shëndetshme dhe të besojnë se nuk është kurrë vonë për të filluar.